Deputetja e LDK-së publikon videon ku analistët flasin “zi e terr” për Albin Kurtin – befasuese deklarata e Armend Mujës

Aktuale

Deputetja e LDK-së publikon videon ku analistët flasin “zi e terr” për Albin Kurtin – befasuese deklarata e Armend Mujës

Nga: N. H Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:38
Albin Kurti

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook një video interesante.

Në këtë video të shpërndarë nga Gaxherri, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë ndër vite kishin dhënë disa deklaratë lidhur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti.

Kjo video në fokus ka kritikat që këta analistë kishin drejtuar në drejtim të kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti.

Image
Besa Gaxherri

Por, deklarata më interesante këtu është e analistit Armend Muja, që ndryshe njihet për qëndrimet e tij pro Vetëvendosje.

Pasi që, kështu nuk ishte vite më parë. Në këtë përmbledhje, analisti Muja në një emision televiziv kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk është alternativë.

“E shoh të papranueshme që për njëzet vjet ne mos të prodhojmë një alternativë të re të mendimit. Për shembull, strumbullari i opozitës për momentin e shohim Vetëvendosjen, por për mendimin tim mënyrën qysh qëndron Vetëvendosje në aspektin politik është në vitet 90-ta, kurse në aspektin ekonomik është në vitet e 30-ta, nuk mundesh me shërby alternativë në një kohë moderne”, kishte deklaruar Muja kur VV ishte në opozitë.

Kujtojmë se kohëve të fundit është raportuar se Muja do të jetë kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.

Mbetet të shihet nëse Muja do t’i bashkohet partisë së Kurtit apo do të vazhdojë të mbetet në pozitën e analistit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat