Këta janë tre emrat e parë për deputet nga LDK

Aktuale

Këta janë tre emrat e parë për deputet nga LDK

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:42
LDK

Avdi Pireva, Doruntinë Maloku dhe Arban Abrashi janë tre emrat që do të kandidojnë më 14 shkurt nga Deha e Presidentit Rugova.

Aktualisht Arban Abrashi është ministër i Infrastrukturës, derisa Doruntinë Maloku është deputete

“Dega e Presidentit Rugova (Dega e Tretë e LDK-së) propozon vetëm tre kandidat për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit!

1.Avdi Pireva
2.Doruntina Maloku
3.Arban Abrashi”, thonë burime të Gazeta Blic.

LDK në zgjedhjet e fundit kishte dalë partia e dytë, me 28 deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat