Hoxhaj me kërkesë për Qeverinë

Aktuale

Hoxhaj me kërkesë për Qeverinë

Nga: A.Z Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:41
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka thënë se ndjehet i prekur me dëmet e shumta që kanë shkaktuar reshjet e fundit në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se pas këtyre përmbytjeve kamë qenë në kontaktë me shumë familje dhe kryetar të komunave për të evidentuar pasojat dhe nevojat për të cilat i kanë në këto momente.

Tutje ka shtuar se në emër të këtyre familjeve, kërkoj nga Qeveria që të ngritet në nivel të detyrës dhe të mobilizojë shtabin emergjent për menaxhimin e krizave.

Postimi i plotë:

Thellësisht i prekur me dëmet e shumta që kanë shkaktuar reshjet e fundit në Kosovë. Pas këtyre përmbytjeve, të cilat fatëkeqësisht po vazhdojnë edhe sot, unë edhe personalisht kam qenë në kontakt me shumë familje dhe kryetarë të komunave për të evidentuar pasojat dhe nevojat për të cilat ata i kanë në këto momente. Pamjet që vijnë nga qytetet dhe fshatrat e Kosovës nuk kanë nevojë për komente por për reagim të menjëhershëm. Në emër të këtyre familjeve, unë kërkojë nga Qeveria që të ngritet në nivel të detyrës dhe të mobilizojë shtabin emergjent për menaxhimin e krizave. Të koordinojë të gjitha ekipet emergjente nëpër terren dhe të sigurohet që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos mbetet pa strehim. Të mobilizohet FSK-ja dhe të nisë strehimi i familjeve që kanë mbetur pa shtëpi dhe të shpërndahen pako ushqimore e higjenike për popullatën tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat