Ja dy kandidatët e LDK-së për deputet nga Mitrovica

Aktuale

Ja dy kandidatët e LDK-së për deputet nga Mitrovica

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:35
Flutura Beka dhe Fahredin Spahija

Tashmë po publikohen emrat e kandidatëve për deputet të partive politike në Kosovë.

Edhe LDK-ja e Mitrovicës ka publikuar emrat e dy kandidatëve të degës së saj.

Flutura Beka dhe Fahredin Spahija janë dy emrat e LDK-së në Mitrovicë që do të jenë kandidat për deputet.

Këtë e ka njoftuar Safet Kamberi i LDK-së nga Mitrovica.

Ja postimi i plotë:

Flutura Beka dhe Fahredin Spahija do të jenë kandidatët e degës tonë për deputetë.

Flutura është nënkryetare e degës së LDK-së në Mitrovicë, asambleiste e jona në kuvendin komunal. Vijon studimet e doktoratës në SHBA, në Ëalden University, drejtimi Menaxhment financiar. Aktualisht është Menaxhere e Korporatës në Bankën NLB. Për disa vite ishte ligjëruese në Universitetin e Mitrovicës.

Fahredini është një figurë emblematike e qytetit tonë, ai është artist i dalluar, profesor i fotografisë në Universitetin AAB, për disa vite ishte Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjithashtu ishte edhe Kryetar i shoqatës së artistëve aplikativë të Kosovës. Ka realizuar shumë ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive të fotografisë në mbarë botën.

Lidhja e tij me LDK-në është e hershme dhe e fortë, duke qenë edhe vëllau i ish kryetarit të Komunës së Mitrovicës, të ndjerit Faruk Spahija.

Flutura dhe Fahredini, do ta kenë mbështetjen tonë të plotë, të të gjithë strukturave të degës tonë, që të jenë përfaquesit tanë të denjë në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat