Edhe AAK reagon ndaj KQZ-së, i kërkon ta revokojë vendimin për diasporën

Aktuale

Edhe AAK reagon ndaj KQZ-së, i kërkon ta revokojë vendimin për diasporën

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:37
AAK

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kërkuar që KQZ ta revokojë vendimin e sotëm lidhur me diasporën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se asnjë normë ligjore në botë nuk i obligon njerëzit të kenë telefon, e aq më pak që përmes telefonit ta fitojnë një të drejtë kushtetuese!

Postimi i tij i plotë:

KQZ duhet të revokojë vendimin e sotëm!

Vendimi i KQZ që votuesit të verifikohen me telefon është kundërligjor e kundërkushtetues.

Asnjë normë ligjore në botë nuk i obligon njerëzit të kenë telefon, e aq më pak që përmes telefonit ta fitojnë një të drejtë kushtetuese!

KQZ duhet që menjëherë ta revokojë vendimin e sotëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat