Marrëdhënet me SHBA, Gecaj: Është vërtetë një tregim suksesi, sepse politikanë të krisur nga të gjitha anët kanë tentuar t’i dëmtojnë ato

Aktuale

Marrëdhënet me SHBA, Gecaj: Është vërtetë një tregim suksesi, sepse politikanë të krisur nga të gjitha anët kanë tentuar t’i dëmtojnë ato

Nga: A.SH Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:10
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK Bajram Gecaj, ka reaguar në lidhje me një shkrim të Blerim Latifit i cili ka përmendur disa tregime siç i quan ai të partive politike.

Ai mes tjerash ka thënë se tregimi i LDK-së, është se “Ne i rivendosëm marrëdhëniet me Amerikën dhe aleatët, të cilat i prishi VV”.

Gecaj ka thënë se, ky është vërtetë një tregim suksesi dhe shumë i rëndësishëm, sepse shumë herë që politikanë të krisur nga të gjitha anët kanë tentuar t’i dëmtojnë ato.

Postimi në Facebook:

“Tregimi i LDK: Ne i rivendosëm marrëdhëniet me Amerikën dhe aleatët, të cilat i prishi VV,” po thotë Blerim Latifi!

Megjithatë, Latifi po lë anash, ndoshta qëllimisht, faktin se këto marrëdhënie fillimisht janë vendosur e më-pastaj rivendosur nga ana e LDK-së, sa herë që politikanë të krisur nga të gjitha anët kanë tentuar t’i dëmtojnë ato. Ky është vërtetë një tregim suksesi dhe shumë i rëndësishëm, marrë parasysh rëndësinë e këtyre marrëdhënieve.

Megjithatë, lista e tregimit tonë është dukshëm më e pasur se kaq, në veçanti marrë parasysh udhëheqjen me dy qeveritë më të suksesshme të pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat