Kjo është top dhjetësha me të cilën do të garojë LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Kjo është top dhjetësha me të cilën do të garojë LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:45
LDK

Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi, Anton Quni e Kujtim Shala janë disa nga emrat që do t’i prijnë top dhjetëshes së Lidhjes Demokratike në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit që do të mbahen këtë vit.

Media merr vesh se LDK-ja është duke përgatitur një listë me njerëz besnik ndaj partisë. 

Sipas një burimi në LDK, degët e Prishtinës tashmë i kanë dërguar emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa kanë mbetur edhe disa komuna tjera t’i dërgojnë emrat.

Dega e Pejës, që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri ende nuk i ka përcaktuar emrat, ndërsa ajo e Lutfi Hazirit mësohet se do të garojë sërish me Faton Bislimin e Valentina Bunjakun.

Nga dega e Malishevës do të jetë sërish Fetah Rudi, por edhe Sali Morina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat