Haradinaj: Kam më shumë se një vit që nuk flas me Ramën

Aktuale

Haradinaj: Kam më shumë se një vit që nuk flas me Ramën

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:55
Ramush Haradinaj

Në një intervistë për Tempora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh se ka më se 1 vit që nuk ka komunikim me kryeministrin Rama.

Haradinaj: Kemi një kohë të gjatë, më shumë se sa një vit që nuk komunikoj me Ramën. Do të respektoj të gjitha institucionet e Shqipërisë, natyrshëm që u dëshiroj bashkëkombësve të mia shqiptare që të ecin përpara në reformat e veta edhe në zgjedhjet që vijnë dhe ata do të vendosin se kush do ta qeverisë vendin, e unë do ta respektoj.

Ndërsa, është folur shumë ditët e fundit për mundësinë e kalimit të Portit të Durrësit në duart e një grupi të madh investitorësh nga Dubai.

Duke ditur rëndësinë që ka ky port edhe për daljen e Kosovës në Adriatik dhe faktin që Rruga e Kombit kishte një nga qëllimet e saj edhe këtë gjë, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, u shpreh gjatë intervistës së tij:

“Ne mendojmë se duhet bërë kujdes me disa investime strategjike. Nevoja për investime është e madhe por edhe përcaktimi euro-atlantik i Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të ruhet. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm në veprimet e mëtutje jo vetëm për interesat e njëri-tjetrit, në këtë rast për Kosovën, por duhet të bëjmë kujdes për pozicionimin tonë afatgjatë.

Disa nga refuzime apo bllokime që marrim nga disa prej aleatëve tanë strategjikë vijnë në disa raste edhe nga porositë e gabuara apo mesazhet e gabuara që çojmë ne, në të gjitha sferat e jetës”, tha ndër të tjera Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat