Kurti për Osmanin: Presidentja duhet të legjitimohet

Aktuale

Kurti për Osmanin: Presidentja duhet të legjitimohet

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë për media, ku edhe kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të pyetur se a kanë arritur marrëveshje nëse Vjosa Osmani do të jetë kandidatë për presidente ndërsa Kurti të bëhet kryeministër. Kurti ka thënë se presidentja në detyrë do të legjitimohet.

“Mbështetja dhe vullneti është së pari, në njërën anë është i domosdoshëm rikthimi i qeverisë së mirë, më mua si kryeministër dhe presidenten në detyrë e cila duhet të legjitimohet. Qytetarët na njohin mirë dhe e dimë se çka do të përfaqësojmë. Ne do ta përpilomë listën, e cila do të dorëzohet të shtunën”, ka thënë Kurti

Ndërsa Osmani ka thënë se me e rëndësishme është se për çka po garojnë.

“Me rendisni se numrat është për çka po garojë dhe çka përfaqësojmë, pra është referendum për të ardhmen vendit tonë. Detaje teknike se këto janë teknike do të njoftoheni me datë 16 kur dorëzohet lista e përbashkët”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat