Kush po e paralajmëron Kurtin se mundet të mashtrohet nga Osmani

Aktuale

Kush po e paralajmëron Kurtin se mundet të mashtrohet nga Osmani

Nga: A.M. Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:49
Vjosa Osmani, Albin Kurti

Sot, në një konferencë për media, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Vjosa Osmanin, ku do të garojnë në një listë të përbashkët.

Pas kësaj, ka reaguar anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besart Dreshaj, i cili ka thënë se Osmani ka aderuar në Vetëvendosje.

Po ashtu në postimin e tij në Facebook, ka paralajmëruar se Osmani mund ta mashtroj edhe Kurtin.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani sot aderoi në VV. Nuk ështëë dashur të pres 20 vjet, nga njohja dhe përkrahja që ka pasur që nga viti 2002 nga Kurti, që ta konfirmoj sot se gjithmonë ka qenë kuadër politik i tij. Ajo kthye në gjenezë. Do  të vie koha kur ajo do ta mashtroj edhe Kurtin, sepse i gjithë̈ rrugëtimi i saj është njëë mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat