Marigona Geci zyrtarisht kandidate për deputete

Aktuale

Marigona Geci zyrtarisht kandidate për deputete

Nga: A.Morina Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:01
Gani Geci dhe Marigona Geci

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vajza e tij, Marigona Geci është zyrtarish kandidate për deputete nga radhët e LDK-së.

Geci ka kërkuar nga mbështetësit e LDK-së ta votojnë vajzën e tij që të bëhet deputetja më e votuar femër nga radhët e LDK-së.

"Sot zyrtarisht Marigona Geci e paska mbushur formularin e kandidaturës për deputete, ftoj të gjithë mbështetësit e mij dhe të LDK-së që ta mbështesim Marigona Gecin që të bëhet deputetja më e votuar femër nga radhët e LDK-së", deklaroi Geci, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Sot zyrtarisht Marigona Geci e paska mbushur formularin e kandidaturës për deputete, ftoj të gjithë mbështetësit e mij dhe të LDK-së që ta mbështesim Marigona Gecin që të bëhet deputetja më e votuar femër nga radhët e LDK-së.

Ju falendëroj për mbështetjen dhe ju lus që ta shpërndani tek miqtë e juaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat