Ish deputeti zbulon marrëveshjet e LDK-së, PDK-së dhe PAN-it

Aktuale

Ish deputeti zbulon marrëveshjet e LDK-së, PDK-së dhe PAN-it

Nga: A.M. Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:13
Haxhi Avdyli

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tani përkrahësi i Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajt, lidhur me deklaratën e tij.

Hoxhaj në një konferencë për media, sot u shpreh se koalicioni i Osmanit me kreun e VV-së është koalicion për poste e karrige.

“Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje, tregoi që ky koalicion është për poste për karrige, diçka që të dytë e kanë kundërshtuar”, tha ai.

Në reagimin në Facebook, Avdyli i ka rikujtuar Hoxhajt marrëveshjet e nënshkruara nga PDK-ja për koalicionet qeverisëse.

Ai ka thënë se në marrëveshjet e bëra kanë ndarë jo vetëm postet politike, por edhe bordet e ndërmarrjeve publike, ambasadorët, etj.

Postimi i plotë:

Ky ushtruesi i ushtruesit të detyrës të kryetarit të PDK-së, po flet për qytetarët e poste, derisa çdo koalicion që kanë bërë, në të gjitha pikat e marrëveshjeve deritashme i kanë të  shkruara jo vetëm për postet Qeveritare, por aty në marrëveshjet me LDK(2014) dhe PAN ( 2017) ua gjen edhe ndarjen e posteve si bordet e ndërmarrjeve publike, ambasadorët e agjencione të pavarura shtetërore. Aty në letra vetëm terminalet dhe tallin për asfaltin s`ua gjeje të shkruara. E sot marrëveshja politike mes Albin Kurtit e Vjosa Osmani, nëse e lexon me vëmendje flasin vetëm për parimet për qeverisjen e ardhshme, për orientimin e Kosovës, luftën kundër korrupsionit, ç`kapjen, zhvillimin ekonomik e shëndetësi e arsim më cilësor. Epoka e koalicioneve pas Albinit e Vjosës s`do jetë e njëjtë . Është vendosur një standard i ri.  Standarde të parimeve e orientimeve për një Qeverisje të mirë, e jo ndarje të çifligjeve e feudeve siç i bënin këto parti të së kaluarës. #Kosova  #kashpresë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat