Këta janë kandidatët e Vetëvendosje për deputetë nga Gjilani

Aktuale

Këta janë kandidatët e Vetëvendosje për deputetë nga Gjilani

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:42
Foto Ilustrim

Këshilli i Qendrës së VV-së në Gjilan ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Gjilani do të jenë: Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Arjeta Rexhepi dhe Luan Aliu.

Jashtë garës kanë mbetur deputetët e legjislaturës së kaluar të kësaj partie, Labinotë Demi-Murtezi dhe Alban Hyseni.

Postimi i plotë

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Pas votimit të rregullt, të zgjedhurit e Këshillit të Qendrës ishin dy kandidate për deputete:

1. Arbëresha Kryeziu Hyseni

2. Arjeta Rexhepi

Me rezultat të barabartë ishin dy kandidat: Luan Aliu dhe Nehat Osmani.

Pas votimit të dytë të Këshillit të Përgjithshëm në balotazh, Këshilli vendosi që Luan Aliu të jetë kandidat për deputet, duke kompletuar listën prej 3 kandidatëve të zgjedhur nga Qendra e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat