Hoti: Vjosa në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën dhe emrat tjerë, ajo u fut në listë me Fitore Pacollin

Aktuale

Hoti: Vjosa në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën dhe emrat tjerë, ajo u fut në listë me Fitore Pacollin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:42
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të premten gjatë takimit më strukturat e partisë në Lipjan, se ata që e tradhtuan LDK-në së fundmi, do të marrin atë që e meritojnë.

“Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish kolegeje jonë do të marrë atë që meriton, në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndroj në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, tha Hoti.

Ai potencoi faktin se kjo fushatë zgjedhor do të jetë mjaft e vështirë për faktin se janë përballë dy koncepte të kundërta.

“Gara politike do të bëhet mes të vërtetës dhe propagandës, do të jetë garë në mes të mentalitetit qeverisës pro evropian qytetar dhe në mes të diktaturës dhe censurimit të fjalës së lirë. Një gjë tjetër që duhet theksuar është së në këto zgjedhje njerëzit nuk do të votojnë në Facebook por në kutitë e votimit”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Hoti kërkoi mobilizim të strukturave partiake në Lipjan me qëllim që të parandalohet rrënimi i demokracisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat