Gjoshi: PDK-ja po rritet, do të dalim në vend të parë

Aktuale

Gjoshi: PDK-ja po rritet, do të dalim në vend të parë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:57
Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi

Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi, beson se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se partia ku bën pjesë është e vetmja që ka trend të rritjes në muajt e fundit.

“Në 6-7 muajt e fundit jemi partia e vetme që kemi ngritje. Sipas matjeve tona të brendshme dhe të jashtme. VV-ja thoshte se është në 50%, tash ka rënë në 40% dhe deri në zgjedhje do të bie edhe për 10 për qind.

Nuk po them se jemi parti e parë, por as më 2014 nuk jemi futur si parti e parë dhe kemi fituar,. As VV-ja nuk është futur më 2019 si parti e parë, ishte LDK-ja, por fitoi. Neve programi dhe lista do të na nxjerrin si parti e parë”, ka thënë Gjoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat