Kjo është pasuria e të dashurit të Leonora Jakupit, zyrtar në qeveri

Aktuale

Kjo është pasuria e të dashurit të Leonora Jakupit, zyrtar në qeveri

Nga: H.O. Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:10
Nexhat Krasniqi/Leonora Jakupi

Leonora Jakupi ka qenë top temë gjatë sezonës festive, kur ajo foli për dashurinë e jetës së saj. Ajo tregoj vetëm inicialet e tij dhe në media u përhap lajmi se bëhet fjalë për Nexhat Krasniqin të njohur si ‘baba i tenderëve’.

Ai është aktualisht zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës. Duke qenë në këtë pozitë, ndonëse vitet e fundit ai nuk ka deklaruar pasurinë e tij, gjatë vitit 2018, derisa mbante të njëjtën pozitë është deklaruar në Agjencinë Kundër Korrusionit.

Kështu, Krasniqi ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerën 126 mijë euro, duke përfshirë tokë dhe banesë.

Ai ka deklaruar edhe një Mini Cooper, tek pasuria e luajtshme në vlerën 9 mijë euro.

Mbi 15 mijë euro janë paratë e tij të kursyera në bankë, derisa nuk ka deklaruar të ketë borxhe, e madje as të hyrat e tij vjetore./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat