Analisti Shala këshillon VV-në: Është grackë, mos bëni “gabim në hapa”

Aktuale

Analisti Shala këshillon VV-në: Është grackë, mos bëni “gabim në hapa”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:07
Krenar Shala

Analisti, Krenar Shala që njihet për qëndrimet pro Vetëvendosje, ka këshilluar këtë subjekt që të mos bien në grackë, pasi që kjo lëvizje është “gabim në hapa”.

“Nuk ka nevojë VV-ja me bo ksi gabime në hapa. Se munet me marr n’thu pa nevojë. Nuk ka çka i vyn tek e fundit Albinit me kandidu për deputet. Ai ka ambicie me u bo kryeministër. S’ka nevojë fare me i hy garës për deputet për me u bo kryeministër. Mjafton me dalë në fushatë edhe me ju thonë njerzve që unë kom mu bo kryeministër, pa marr parasysh që Gjykata ma ka ndalu kandidimin për deputet. Fushatë ka drejtë me bo”, ka shkruar Shala.

Ky është postimi i plotë:

Ta zëmë, për shkak të presionit, KQZ detyrohet t'i certifikoj krejt kandidatët për deputetë. Çka ndodhë masnej? Rëndom, zgjedhen deputetët, zgjedhet qeveria, edhe shkon naj parti opozitare masnej ankohet në Gjykatë Kushtetuse. Normalisht që Gjykata vepron komform vendimit që e ka dhonë në bazë të të cilit edhe ra qeveria Koti. Pra i largon krejt deputetët që nuk ju kanë përmbajtë vendimit të saj.

Nuk ka nevojë VV-ja me bo ksi gabime në hapa. Se munet me marr n'thu pa nevojë. Nuk ka çka i vyn tek e fundit Albinit me kandidu për deputet. Ai ka ambicie me u bo kryeministër. S'ka nevojë fare me i hy garës për deputet për me u bo kryeministër. Mjafton me dalë në fushatë edhe me ju thonë njerzve që unë kom mu bo kryeministër, pa marr parasysh që Gjykata ma ka ndalu kandidimin për deputet. Fushatë ka drejtë me bo.

Tjetër osht me thonë që ndalimi i kandidatëve për deputetë ndalohet me ligj, e tjetër osht me thonë që ligji duhet me u ndryshu se nuk ka kurrfar kuptimi me i privu njerëzit që jonë denu, ta zëmë, me burgim me kusht ose me lëndim të lehtë trupor si rezultat i ni aksidenti në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat