AAK-ja dërgon ankesën në PZAP

Aktuale

AAK-ja dërgon ankesën në PZAP

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot e ka dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kjo për shkak se kjo AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Lajmin e ka konfirmuar, Kushtrim Xhemajli nga zyra për informim të AAK-së.

Sipas tij, ankesa në PZAP është deponuar sot para një ore.

“Po, sot para një ore është deponuar ankesa”, ka thënë shkurt Xhemajli.

Ndërkaq, pritet që edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate të dorëzojnë ankesën e tyre në PZAP për çështjen e njëjtë, mirëpo deri më tash zyrtarë të tyre nuk i janë përgjigjur telefonatave.

Media po ashtu është munduar që sërish të marr një përgjigje nga kryesuesi i sekretariatit të PZAP-s, Mulë Desku por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat