Nënshtetësia e dytë e Albin Kurtit, Avdullah Hotit, Vjosa Osmanit, Ramush Haradinajt, e të tjerëve

Aktuale

Nënshtetësia e dytë e Albin Kurtit, Avdullah Hotit, Vjosa Osmanit, Ramush Haradinajt, e të tjerëve

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim “Bota sot”

Disa prej kandidatëve që synojnë të futen në Kuvendin e Kosovës kanë nënshtetësi të dyfishtë. Në listën e kandidatëve me nënshtetësi të dyfishtë, prijnë ata që përveç asaj të Kosovës, kanë edhe nënshtetësi shqiptare.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 27 për qind e deputetëve kanë nënshtetësi të dyfishtë. Në mesin e tyre është edhe kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, përveç shtetësisë të Kosovës ka edhe atë të Shqipërisë. Njëjtë si Haradinaj janë edhe Time Kadriaj, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, e Gani Dreshaj.

Për dallim nga bashkëpartiakët, Dardan Islami i AAK’së përveç nënshtetësisë e Kosovës ka edhe atë të Britanisë së Madhe.

Ndryshe nga AAK, në listën e LDK’së ka vetëm tre kandidatë me nënshtetësi të dyfishtë, apo shprehur në përqindje, 10 për qind.

Behgjet Pacolli nga kjo listë ka nënshtetësi të Zvicrës, Anton Quni të Kroacisë dhe Muharrem Svarqa të Gjermanisë. 

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje janë 11 kandidatë me nënshtetësi të dyfishtë, apo 37 për qind.

Kreu i partisë, Albin Kurti, përveç nënshtetësisë e Kosovës ka edhe atë shqiptare. Përveç Kurtit, nënshtetësi shqiptare kanë edhe Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Mimoza Kusari, Hydajet Hyseni, Hysamedin Feraj e Hajrulla Çeku.

Donika Gërvalla-Schwarz nga kjo listë ka nënshtetësi gjermane, ndërkaq Vasfjije Krasniqi e Haki Abazi kanë nënshtetësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë listë figuron edhe emri i Vjosa Osmanit, por media ka pyetur stafin e saj i cili e ka mohuar se Osmani ka nënshtetësi tjetër përveç asaj të Kosovës.

Në listën e PDK’së janë shtatë kandidatë me nënshtetësi të dyfishtë.

Kandidati për Kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, figuron se ka nënshtetësi të Austrisë, por nga stafi i tij kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai ka vetëm nënshtetësi të Kosovës.

Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Memli Krasniqi, Mergim Lushtaku dhe Ariana Musliu-Shoshi përveç nënshtetësisë së Kosovës kanë edhe atë shqiptare.

Ndërkaq Xhavit Haliti nga kjo parti ka edhe nënshtetësi Zvicerane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat