Faton Abdullahu: Pa PDK’në e ha dreqi këtë vend

Aktuale

Faton Abdullahu: Pa PDK’në e ha dreqi këtë vend

Më: 25 janar 2021 Në ora: 23:53
Faton Abdullahu

Faton Abdullahu, kandidati për deputet i PDK’së i cili së fundmi aderoi në këtë parti ka mbrojtur njerëzit e PDK’së por edhe kauzën e saj.

Përgjatë debatit në ‘Politico’  me gazetarin Visar Duriqi, i cili i tha se politika në vend dhe proceset mund të shkojnë përpara edhe pa PDK’në, Abdullahu pati një replikë për të.

‘’Pa PDK’në e han dreqi këtë vend’’, deklaroi Abdullahu.

Abdullahu pati aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Prezantimin e kishte bërë kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Ish-analisti politik ka thënë se arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet PDK-së janë të shumta.

Ai ka thënë se nuk ka trokitur në dyert e PDK-së por i ka gjetur të hapura.

“Ato janë të hapura sot më shumë se kurrë për njerëz të ri dhe për të bërë ndryshimin e madh. Më bren ndërgjegjja që nuk jam bashkuar më herët. Unë jam i bindur se një parti politike duhet të vlerësohet nga rrënjët”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat