Strategjia e Albin Kurtit në mediat sociale, sipas Shkëlzen Gashit

Aktuale

Strategjia e Albin Kurtit në mediat sociale, sipas Shkëlzen Gashit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:57
Shkëlzen Gashi

Analisti, Shkëlzen Gashi, e ka vlerësuar qasjen mediale të Albin Kurtit para zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.

Që kur është shpallur data e zgjedhjeve Kurti nuk ka dalë nëpër debate televizive duke shtyrë disa analistë që ta cilësojnë si strategji të tij pasi që ndodhet në një pozitë të favorshme.

Ndërkaq, Gashi ka lënë të kuptohet që Kurti po e shfrytëzon hapësirën në mediat sociale duke u dhënë vetë kahje lajmeve dhe raportimeve për të.

“Nëse kishin me shku gazetarët në Drenas për shembull para tri katër ditëve ku e vizitoi një fermë aty ndoshta kishin me pa diçka tjetër edhe kishim me mësu diçka tjetër ne si qytetarë”, ka thënë Gashi në Rubikon.

“Por, ai aty ka qëndru sigurisht dy orë tri, kameramani ka incizu, gazetari ka qenë aty montazheri kur o kthy ktu edhe e kanë montu dy tri minuta. E kanë postu në rrjete sociale, edhe shumica e mediave e kanë marrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat