Ja kur dorëzohet dosja e Hetimeve për Salih Mustafën

Aktuale

Ja kur dorëzohet dosja e Hetimeve për Salih Mustafën

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:47
Salih Mustafa

Prokurori Cezar Mihalchuk, ka folur gjatë seancës ndaj Salih Mustafës, se deri kur parashikohet të vazhdojnë hetimet ndaj tij.

Sipas Mihalchuk, pritet që dosjet e hetimit të dorëzohen më 15 shkurt.

“Presim që kjo çështje të fillojë më së largu më 15 mars 2021, ndërsa dosja e hetimeve pritet të dorëzohet deri më 15 shkurt 2021”, ka thënë prokurori nga ZPS.

Ai ka thënë se nuk mund të caktojë një kohë të sigurt, duke marrë parasysh se zyra e prokurorëve është duke hetuar edhe çështje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat