Inxhinierja e vetme që synon Parlamentin e Kosovës

Aktuale

Inxhinierja e vetme që synon Parlamentin e Kosovës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Kaltrinë Demiri

Kaltrinë Demiri, kandidatja për deputete, e cila në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës mban numrin 66, është inxhinierja e vetme e Ndërtimtarisë në drejtimin e Hidros, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Poashtu, është e vetmja femër, e cila është duke punuar në projektin e Spitalit të Pediatrisë, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë që është në ndërtim e sipër.

Image

Vlenë të theksohet se Kaltrina përkrah studimeve ka nisur paralelisht edhe të punoj në profesionin e inxhinieres, derisa ekspertiza e saj mbi dhjetëvjeçare, përfshinë projektimin, menaxhimin dhe koordinimin e projekteve ndërtimore.

Image

Kaltrinë Demiri është nga komuna e Lipjanit. Ajo meriton të përkrahet si në aspektin profesional, po ashtu edhe në përkushtimin e saj dhe familjes në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat