Rënia e bastioneve të partive në Kosovë

Aktuale

Rënia e bastioneve të partive në Kosovë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan dobësimin e bastioneve të partive politike. E goditjen më të madhe e morën në zgjedhjet e 2019-tës. Ky dobësim kishte filluar më herët, sidomos në bastionet e LDK-së e AAK-së, mirëpo këto zgjedhje treguan edhe dobësimin e bastionit të PDK-së. Ky zhvillim përbën një emancipim të votuesve që i ndihmon zhvillimit të demokracisë.

Bastionet

Një tipar i politikës në Kosovë, që nga paslufta, kanë qenë bastionet. Disa parti dihet që i kanë bastionet e tyre. Për shembull AAK, ka si bastion rrafshin e Dukagjinit, LDK e kishte Llapin e Istogun, kurse PDK Drenicën. Në periudhën e menjëhershme të pasluftës lidhjet mes partive dhe bastioneve ishin të forta.

Për shembull, LDK kishte si bastion edhe Suharekën. Mirëpo, me kalimin e kohës lidhjet me bastionet u dobësuan.

Fillimisht, bastionet ishin zona pothuajse moniste, me prezencë simbolike të pluralizmit. Ndërkohë partitë alternative u forcuan në bastione. Për shembull, Llapi, edhe pse është bastion i LDK-së, ai i në zgjedhjet e fundit 2019 priu VV dhe në zgjedhjet lokale i besoi kandidatit të VV-së drejtimin e komunës, me 51 përqind. Tashmë, PDK merr thuajse po aq vota sa LDK në Llap. Dhe, AAK i ndan votat e Dukagjinit me LDK-në.

Pjesëmarrja në zgjedhe të vitit 2019 (Deçan 34.97%, Gjilan 40%, Drenas 65% dhe Skenderaj 75.98%) tregon se po dobësohet rëndësia e bastioneve.

Në Gjakovë, AAK-PSD mori rreth 14.683 vota apo 34% duke u pasuar nga LVV me 31.11%.

Në Prizren LVV mori 36.29% ndërsa u pasua nga PDK me 31.2%.

Në Prishtinë gara është mes VV-së dhe LDK-së, në zgjedhjet e 2019 fituese doli VV-ja me 37.678%, LDK - 31.831%, PDK - 15.520%, AAK-7.721%, Nisma - 4.85%.

Gjilani: VV-ja, 40.257%, LDK-ja me 27.030%, PDK-ja me 16.839%, AAK me  7.239%.kenderaj: PDK, 75.986%, VV - 7.790%, Nisma 6.450%, LDK 4.870% dhe AAK me 2.350%.

Mitrovica e Jugut: VV-ja 34.273%, PDK - 34.183%, LDK 22.575% dhe AAK 3.083%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat