“Patriota, ndeja në burg po ua vlon ujin”, reagimi i ish-eprorit të lartë të UÇK-së, ndaj të arrestuarve të Gjykatës Speciale

Aktuale

“Patriota, ndeja në burg po ua vlon ujin”, reagimi i ish-eprorit të lartë të UÇK-së, ndaj të arrestuarve të Gjykatës Speciale

Nga: N.SH Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim “Bota sot”

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj të arrestuarve të Gjykatës Speciale.

Miftari, në veçanti ka reaguar ndaj kërkesës për lirim të Nasim Haradinajt, mirëpo kërkesa të tilla kanë bë edhe të arrestuarit e tjerë.

Miftari në reagimin e tij, thotë se pasi që nuk i besojnë kësaj Gjykatë, atëherë pse po kërkojnë lirimin prej saj, me ankesa të tilla.

Reagimi i Naim Miftarit:

Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haraidnajt i është hedhur poshtë apelimi ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou për t’ia vazhduar paraburgimin në Hagë.

Patriotë kur ju se njehni një gjykatë ndërkombëtare e miratuar nga deputetët tonë mercenarët e Hashim Thaçit e cila gjykatë në fakt është e pa drejt ndaj Kosovës, pse pra i bëni apel pas apelit po kësaj gjykate që nuk e njehni me ju liruar s’po ua man më...a çka, pse po harxhoni dhjetëra miliona të shtetit të varfër të Kosovës (të tillë e keni bë ju) merrni edhe nga disa avokatë me ju mbrojt kur dihet shumë mirë se lufta jonë ishte shumë e drejt dhe e pastër, hë patriotë ndeja në burg po ua vlon ujin a!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat