“Nervozohet” Çun Lajçi, ja kë e quan “hajn”: Çfarë bakrraçi...

Aktuale

“Nervozohet” Çun Lajçi, ja kë e quan “hajn”: Çfarë bakrraçi...

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:07
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar ashpër partitë politike në Kosovë.

Ai teksa ka folur për tabelat e automjeteve në Kosovë, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke thënë se asnjë ministër nuk bëri asgjë për to.

Lajçi i ka quajtur “hajna nga i pari te i fundit”, përcjell Bota sot.

“Po çfarë Shteti Shtet! S'po m'duhet as me Guxua, as me ndejt Drejt as m'u Rimëkambë as m'u bashkua me Çlirimtarët, por po m'duhet drejtësia, mirëqenia e kufijtë e garantuem! Çfarë bakrraçi me këta hajna, prej t'parit deri te i fundit. Këtu duhet me fry murrlani e me ua rrotullua edhe rrajët”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Çfarë bakrraçi me këta hajna

Rimëkëmbje, forca e Kosovës Ramushi President, Krejt dhe drejt, Shteti shtet e ku asht ajo Guxo e ai Me Çlirimtarët, që bluejn drithna e përzijnë ujeme çdo natë e premtojnë t'pamundunen, t'paqenunen, thua se deri me sot kan jetua n'hanë e s'e kan dijtë se çka ka ndodhë n'shtetin e tyne që asht vorfnua deri n'palcë për këto dymbëdhetë vite, që tash, brenda dy javësh, duan me lulëzua, tue ia lanë fajin njeni tjetrit e tue premtua yje e hanë, veç m'ua mbushë kutiat kokërra!

Prej qendrës se regjistrimit të automjeteve, deri n'Dardani, kam ardhë tue e ftofë gjakun, për me mujt me lanë mendjen me folë, e lutë Zotin e kam veç dy minuta m'u ba Silvanë Begaj, (ajo çika e Shqipnisë) e me ia marr fjalët nga letra e saj: "U shoftë emri juaj. Kërkoni dhe vota pale"!

- Por urtësia s'e ka ashtu, e gjaku vlon e ftofet e njeriu me mendje të shëndoshë s'ka se si t'mos mallkoj kur sheh zi e terr!

Para një viti s'kishim tabela automjetesh. Ankohej Qendra se s'ka pare, e Ministria e Punëve të Brendshme përtonte me hapë tenderin. E miliona investonte Bashkësia Ndërkombëtare!

Pastaj u shtypen ca tabela kur erdhi Sveçla e prapë filloi me letra.

Erdhi Avdullahu e Agimi aty u ba shef, dhe e bani fet-feta!

I nderpreu prapë, e prapë dhanë letra me ba xhiro nëpër Kosovë!

E tash thërret: Shteti Shtet, e pret me fitua zgjedhjet e me hap tender për do llastra tabelash!

- Por, marifeti asht dikund tjetër. Paret paguhen për regjistrime veturash, edhe për tabelat letra, por Lejen e Qarkullimit ta ndalin. Ajo s'vlenë ma. Ta jepin nji letër n'vend të saj. Nisoj, si kur futësh n'Serbi e n'vend të lejës se njoftimit ta jepin nji letër!

E pyeta zyrtarin, ku e keni hallin?

Duhet pritë tenderin, se duhet me dijtë kujt i mbetët fitimi!?

Por deri atëherë (e kjo mund të zgjasë deri n'tetor) ne s'mund t'udhëtojmë jasht shtetit!

- Po ata që bajnë mallna me kamiona??!

Ja pse sot deshta ti mallkoj varg e vi si Silvana Begaj, që hajnitë ua sheh si skyfteri nga Suedia ku menxi jeton!.

Po çfarë Shteti Shtet! S'po m'duhet as me Guxua, as me ndejt Drejt as m'u Rimëkambë as m'u bashkua me Çlirimtarët, por po m'duhet drejtësia, mirëqenia e kufijtë e garantuem!

Çfarë bakrraçi me këta hajna, prej t'parit deri te i fundit.

Këtu duhet me fry murrlani e me ua rrotullua edhe rrajët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat