Shpejtim Bulliqi takohet me Albin Kurtin

Aktuale

Shpejtim Bulliqi takohet me Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:05
foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ditës së sotme ka pritur liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Kurti sot ka zhvilluar një vizitë në Podujevë, ku po kërkon votën qytetare për të bërë ndryshimin, apo referendumin siç shprehet ai.

Ndërsa, Bulliqi ka shpërnda disa fotografi gjatë takimit me Kurtin dhe qytetarët, ku tha se Podujeva kishte fatin e mirë pasi e kishte sjell ndryshimin e para. Sipas tij, tash është radha e Kosovës.

Mulliqi tutje shkruan se, është shansi historik për të ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur për 20 vjet.

Postimi i plotë:

Kafen e mëngjesit sot e pimë bashkë me kryeministrin Kurti, kandidatët për deputetë dhe aktivistët e Lëvizjes. Podujeva kishte fatin e mirë ta sjell e para ndryshimin, tash është radha për krejt Kosovën. E diela e kësaj jave është vendimtare, kemi shansin historik për të ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur për 20 vjet e për t'i dhënë kahje të re shtetit me një mendësi të re qeverisëse vendit tonë. Krejt dhe drejt për ndryshimin e domosdoshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat