“Kuku çfarë i bënë vetes Isa Mustafa dhe Agim Veliu”

Aktuale

“Kuku çfarë i bënë vetes Isa Mustafa dhe Agim Veliu”

Nga: A.Zh Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:09
Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Opinionisti Sulejman Mehazi, ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se as KQZ-ja më nuk mund ta zbeh fitoren e partisë së Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

“Urime Albin, urime LVV! Mirupafshim robërues, tani më Kosova do frymojë lirshëm, urime Albin, urime LVV! Ju lumtë qytetarë të Kosovës, ju jeni shpresa e shqiptarisë, Urime, urime, urime! Tani më as KQZ-ja nuk do mund ta zbeh fitoren e Vetëvendosjes!”, ka thënë Mehazi.

Ai ka thumbuar edhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, pasi partia e tij doli e treta në zgjedhje.

“Kuku çfarë i bëri vetes Mustafa e Veliu! Kuku çfarë i bëri vetes Isë Mustafa dhe Agim Veliu, jo, jo mocioni juaj s'e çoi Kurtin në harresë, po juve, lamtumirë”, ka theksuar Sulejman Mehazi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat