Jep dorëheqje edhe Lutfi Haziri?

Aktuale

Jep dorëheqje edhe Lutfi Haziri?

Nga: N.SH Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:01
Lutfi Haziri

Pas zgjedhjeve të ditës së djeshme, që për LDK-në ishin mjaftë të këqija, gjatë ditës së sotme ka pasur zhvillime në këtë parti. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në këtë parti.

Gjithashtu dorëheqje kanë dhënë edhe kryesia, nënkryetari dhe sekretari i kësaj partie.

Pas kësaj që ndodhi sot ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri përmes një postimi në Facebook, shkruan se, si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së, nuk ka ndodhur që kryetari, nënkryetari, sekretari dhe kryesia të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Sipas tij, kjo është arritur sot.

Ai ka thënë se edhe në Gjilan do të veprojnë njëjtë.

Reagimi i Lutfi Hazirit:

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë.

Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit. Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori. LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh.

Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës. E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat