​Johnson paraqet planin për zbutjen e masave

Aktuale

​Johnson paraqet planin për zbutjen e masave

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:13
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, prezantoi sot një plan që do t'i jepte fund bllokimit në Angli, duke ofruar një qasje "të kujdesshme" në mënyrë që të mos kthehen të gjitha masat kufizuese që kanë tronditur ekonominë, raporton Reuters.

Johnson është nën presion për të lejuar më shumë liri për miliona njerëz, të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe për të ofruar shpresë për ndërmarrjet më të vogla që kanë ndjerë pasojat e masave kufizuese, vlerëson Reuters.

Ndër masat që do të propozohen është hapja e shkollave duke filluar më 8 mars në katër faza, por në mënyrë që ato të mos fillojnë punën para 21 qershorit.

"Kërcënimi është ende atje, por ne mund të marrim hapa për shkak të suksesit të kujdesit tonë shëndetësor, i cili ka vaksinuar më shumë se 17.5 milionë njerëz në të gjithë Britaninë e Madhe", tha Johnson.

Ndërsa për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, të cilat janë pjesë të Britanisë së Madhe, i takon autoriteteve lokale të përcaktojnë se si dhe kur të lehtësojnë masat kufizuese.

“Britanikët që mund të punojnë nga shtëpia, kudo që është e mundur, do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa qeveria të përcaktojë rregullat për distancën shoqërore dhe përdorimin e maskave në punë,” shtoi Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat