Rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, shtatë të dyshuarit sot dalin para gjykatës

Aktuale

Rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, shtatë të dyshuarit sot dalin para gjykatës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:39
Nenad Rashiq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar paraburgim ndaj tetë personave që janë përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Nga tetë të dyshuarit, shtatë prej tyre sot do të dalin para gjykatës, ndërsa tjetri person i dyshuar për këtë rast është i mitur.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi ka thënë se seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe të njëjtit do të dalin para gjykatës në Graçanicë, meqenëse rasti është kryer në atë komunë.

Nenad Rashiq dje në një konferencë për media ka treguar se djali i tij, Nikolla Rashiq është sulmuar nga një grup i të rinjve me shufra të hekurta.

Ai ka thënë se djali i tij ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku i janë thyer tre dhëmbë si dhe ka pasur gjakderdhje të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat