​Përfundon takimi Hoti-Lajçak

Aktuale

​Përfundon takimi Hoti-Lajçak

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 09:55) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak takoi edhe kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. Pas këtij takimi, nuk pati prononcime për media dhe të njëjtat nuk u lejuan as të marrin pamje.

Vizita e Lajçakut te Hoti ishte menjëherë pas asaj që pati me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, dhe konferencës së përbashkët për media.

Lajçak mbërriti pasditen e djeshme në Prishtinë dhe të parin takoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilën diskutuan rreth dialogut Kosovë-Serbi.

***

Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me Vjosa Osmanin.

Pas tij, ai ka shkuar në kryeministri.

Ka nisur takimi i përfaqësuesit specialit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti.

Në këtë takim mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat