Tërmkolli: Isa Mustafa e bëri LDK-në patericë të PDK-së dhe VV-së

Aktuale

Tërmkolli: Isa Mustafa e bëri LDK-në patericë të PDK-së dhe VV-së

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:54
Melihate Tërmkolli

Kandidatja për kryetare të LDK-së, Melihate Tërmkolli thotë se proceset zgjedhore brenda LDK-së nga viti 2010 ishin komuniste.

Tërmkolli thotë se Isa Mustafa e shëndrroi LDK-në në patericë të PDK-së dhe VV-së.

“Proceset zgjedhore në LDK nga 2010 ishin procese komuniste.

Nga këto procese nuk mund të presësh rezultate. Isa Mustafa me kompaninë e njerëzve të tij e solli këtu LDK-në. Me Isa Mustafën LDK ishte vetëm patericë e PDK-së e pastaj e VV-së.”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat