Vjosa Osmani, gruaja që i mposhti të gjithë burrat së bashku

Aktuale

Vjosa Osmani, gruaja që i mposhti të gjithë burrat së bashku

Nga: G.B Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:57
Vjosa Osmani

300 mijë e 788 vota.

Ky është numri i personave që e votuan Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu, ajo u bë politikania më e votuar në këto zgjedhje, përcjell Bota sot.

Ajo ka marrë vota më shumë se të gjithë politikanët meshkuj të partive tjera, që ishin kandidatë për kryeministër.

Enver Hoxhaj ka marrë 100 mijë e 518, Avdullah Hoti, 69 mijë e 640, Ramush Haradinaj 41 mijë e 406 dhe Fatmir Limaj 17 mijë e 703.

Osmani ka qenë pjesë e listës së Vetëvendosjes në këto zgjedhje, derisa ka shpallur kandidaturën për presidente të vendit.

Në bazë të deklaratave, ajo do të mund të zgjedhet në këtë pozitë, derisa Albin Kurti do të jetë kryeministër./BS/

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat