Kurti vazhdon fushatën në Gjirokastër: Sot m’u duk se kisha më shumë shqisa

Aktuale

Kurti vazhdon fushatën në Gjirokastër: Sot m’u duk se kisha më shumë shqisa

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:58
Albin Kurti dhe Kreshnik Merxhani

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në qytetin e Gjirokastrës në Shqipëri.

Atje, Kurti ka mbështetur kandidaturën e Kreshnik Merxhanit për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

“Herën e parë në vitin 2003. Herën e dytë në 2017. Me Kreshnik Merxhanin, kandidatin për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, isha përsëri në Gjirokastër. E treta e vërteta.

Sot m’u duk se kisha më shumë shqisa: shpjegimet e tij nëpër rrugët, lokalet, kalanë dhe banesat tradicionale të këtij muzeu të gjallë të bëjnë ta ndjesh atë shpirt historik brenda gurit të qytetit të Ismail Kadaresë, brenda fonemës dhe etimologjive të Eqerem Çabejit, brenda rinisë së pjekur dhe të ashpër të Çerçiz Topullit, brenda finesës së përtejme të Musine Kokalarit. Qytet mister, nis me kala dhe ka shumë kate. Rikthimi i detyrueshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat