Pretendimet për blerjen e votave të Haradinaj-Stubllës, kërkohet rinumërimi i votave

Aktuale

Pretendimet për blerjen e votave të Haradinaj-Stubllës, kërkohet rinumërimi i votave

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislmi, ka reaguar pas video-incizimit të publikuar në media, në të cilin pretendohet se burri i kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka blerë votat asaj me 6 mijë euro.

Në këtë situatë, Bislimi thotë se e pakta që duhet bërë është që PZAP sot të dërgojë në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës

Reagimi i tij i plotë:

“Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do duhej të bënte PZAP sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Perndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe burri i kryediplomates, Dardan Stublla, i cili mohon blerjen e votave dhe thotë se rastin e ka denoncuar edhe në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat