Nuk u bë deputet por biznesmeni Ramiz Kelmendi ka një letër falënderimi për qytetarët

Aktuale

Nuk u bë deputet por biznesmeni Ramiz Kelmendi ka një letër falënderimi për qytetarët

Nga: D.RR Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:46
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni Ramiz Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar ata që e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit me 14 shkurt.

"Qytetarë, bashkëpunëtorë dhe ju koleg, kontributi juaj i madh  është në ngritjen e performancës së Grupit ELKOS dhe ETC, e që na bënë të krenohemi, por, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte ai për të cilin u angazhuam.

Pa dashur të mirrem me komente të ndryshme, dua të ju falënderojë edhe njëherë për të  gjitha që keni dhënë për jetën time politike", ka shkruar Kelmendi.

Derisa ky i fundi, nuk ka arritur të sigurojë votat e duhuara që të bëhet deputet.

Postimi i plotë:

Letër falënderimi

Bashkëpunëtorë, koleg dhe ju qytetarë të nderuar,

Më lejoni që t'ju falënderojë nga zemra për Mbështetjen e sinqert dhe të parezervë për aspiratat e mia për të qenë në pozita politike, ekskluzivisht për të mbeshtetur zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës.

Qytetarë, bashkëpunëtorë dhe ju koleg, kontributi juaj i madh është në ngritjen e performancës së Grupit ELKOS dhe ETC, e që na bënë të krenohemi, por, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte ai për të cilin u angazhuam.

Pa dashur të mirrem me komente të ndryshme, dua të ju falënderojë edhe njëherë për të gjitha që keni dhënë për jetën time politike.

Kolegët e PDK-së, i falënderojë për zemërgjërësinë dhe bashkëpunimin qe më ofruan. I uroj kolegët e zgjedhur dhe falënderoj në veçanti UD të Kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.

Unë do vazhdojë të kontribuoj më tutje me angazhimin tim që të kemi një Kosovë më të zhvilluar edhe politikisht edhe ekonomikisht.
Faleminderit!

i juaji;
Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat