Vjosa Osmani publikon letrën prekëse për 8 mars

Aktuale

Vjosa Osmani publikon letrën prekëse për 8 mars

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:39
Vjosa Osmani

Lajtmotiv i 8 marsit është forca e gruas, qëndresa e përkushtimi, thotë ushtruesja e detyrës së presidentes.

Vjosa Osmani, shtoi se sinonim dhe shëmbëlltyrë e këtyre grave janë nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta. Bashkëbisedën e sotme me nënat nga qendra "Autizmi flet", dhe me fëmijët e tyre margaritarë do ta mbaj përherë si udhërrëfyes e do të më shërbej përherë si rikujtim se kemi ende shumë punë për të bërë. 

Ajo shtoi se derisa kjo shoqëri të jetë e hapur për të gjithë, derisa të gjithë të jemi të barabartë, deri atëherë s’mund dhe nuk guxojmë ta ndalim hapin që e kemi nisur, por të kujdesemi që tutje ta përshpejtojmë atë. 

U. d e presidentes shtoi se vetëm kur sytë tanë të shohin atë çfarë nuk panë të tjerët deri më tash, e kur veshët dëgjojnë atë çfarë të tjerët e injoruan deri më tash, vetëm atëherë 8 Marsi bëhet festë, e çdo ditë do të jetë një arsye shtesë për të festuar progresin tonë, të arriturat tona dhe  mirëqenien në jetën tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat