Pse spo i kthen përgjigje Kurti, Grenellit? Tregon Konjufca

Aktuale

Pse spo i kthen përgjigje Kurti, Grenellit? Tregon Konjufca

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:25
Grenell dhe Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar deklaratat e ish-ambasadorit, Richard Grenell, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthejë përgjigje Grenellit.

Përveç kohës, Konjufca tha se më nuk është e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, për të cilin tha se është marrë populli amerikan.

“Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell. Gjëja më e rëndësishme është që u marr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.

Konjufca pati edhe një porosi për Grenell, ku tha se për të pasur sukses, ai do të duhej t’i ndërroj metodat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat