Mblidhet PDK-ja, këto janë temat që do të diskutohen

Aktuale

Mblidhet PDK-ja, këto janë temat që do të diskutohen

Më: 17 mars 2021 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Për herë të parë pasi humbi zgjedhjet e 14 shkurtit, sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Të mërkurën mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai të hënën mbrëma.

Ai ka mohuar se do të mblidhet Këshilli Drejtues për ta shkarkuar Kryesinë.

“Absolutisht”, ka thënë Hoxhaj, kur është pyetur nëse do të shkarkohet Kryesia.

Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndjeket edhe ndërgjegjja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat