Armend Muja mbetet pa pozitë në Qeverinë Kurti

Aktuale

Armend Muja mbetet pa pozitë në Qeverinë Kurti

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:29
Armend Muja

I nominuari për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti, ka bërë prezantimin e kabinetit qeveritar.

Aty nuk u pa emri i Armend Mujës, një prej njerëzve më të votuar në listën e VV-së.

Muja ishte përmendur si emër i mundshëm për ministër të Arsimit, por në atë pozitë do të jetë Arbërie Nagavci.

Muja, ndërkaq, me shumë gjasë nuk do të ketë as pozitën e kryetarit të Grupit Parlamentar, pasi për këtë pozitë po përflitet Mimoza Kusari.

Sidoqoftë, ministër nga Mitrovica u bë Faton Peci, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat