Ganimete Musliu: Kërcënimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh

Aktuale

Ganimete Musliu: Kërcënimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:55
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka konsideruar shantazh, siç e ka quajtur ajo kërcënimin se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ajo ka thënë që PDK-ja s’ka përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.

Sipas saj ky është obligim i shumicës parlamentare.

“Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja. Është obligim i shumicës parlamentare që ti zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin.  Kërcenimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i saj:

Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.

Është obligim i shumicës parlamentare që ti zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin.

Kërcenimi se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh.

Partia demokratike e Kosovës nuk shantazhohet.  Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjesi nëse për pazotesine e saj për të  ti zgjedhur organet shtetrore vendi shkon në zgjedhje të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat