​Kryetari Tahiri nderon figurën e profesor Latif Berishës

Aktuale

​Kryetari Tahiri nderon figurën e profesor Latif Berishës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:27
Xhafer Tahiri

Në 22 vjetorin e vrasjes të profesor Latif Berisha dhe atdhetarit Agim Hajrizi, sot kanë bërë nderime kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberaj.

Profesor Berisha ishte vrarë në mënyrë mizore nga forcat serbe si shenj hakmarrje për intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe më 24 mars të vitit 1999.

Kryetari Tahiri gjatë homazheve tek lapidari i Latif Berishës në vendlindjen e tij në Smrekonicë të Vushtrrisë, tha se puna dhe vepra e profesor Latif Berisha la kujtime të pa shlyera dhe gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Tahiri: Vepra dhe puna e profesor Latif Berishës do të kujtohet përgjithmonë

“Sot bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe me familjarët e profesor Latif Berishës, si dhe me bashkëfshatarët këtu në Smrekovnicë në emrin tim si kryetar i Vushtrrisë dhe në emër të Kryesisë së LDK-së dhe të kryetarit Lumir Abdixhiku kemi ardhur për të shprehur nderimet tona në përvjetorin e vrasjes së një prej figurave më emblematike të Kosovës, të Mitrovicës pa dyshim dhe të gjithë rajonit të veriut të Mitrovicës, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Rugova. Profesor Latif Berisha, Agim Haziri dhe djali i tij u vranë në mënyrë mizore nga forcat serbe si shenj hakmarrje për intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe më 24 mars të vitit 1999. Vepra e puna e profesor Latif Berishës do të kujtohet sikur në këtë përvjetor të 22-të të vrasjes së tij, do të kujtohet përgjithmonë nga njerëzit e Kosovës”, tha Tahiri.

Ndërsa Safet Kamberi theksoi se personalitete të tilla duhet të shërbejnë për punë dhe angazhim për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Kamberi: Profesor Latif Berisha ishe figurë e rëndësishme për Mitrovicën

“Pa dyshim se këto data janë të rëndësishme në veçanti kur përkujtohen figurat e rëndësishme si profesor Latif Berisha, Agim Hajrizi, dy personalitet të jashtëzakonshme të qytetit të Mitrovicës, dy figura që gjatë viteve të ’90-ta kanë qenë shembull se si organizohet jeta politike kulturore në Mitrovicë”, theksoi ai.

Profesor Latif Berisha, ishte intelektuali i parë shqiptarë, që forcat kriminale serbe e ekzekutuan menjëherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe më 24 mars të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat