Grondahl takohet me Kurtin, e fton për vizitë në Norvegji

Aktuale

Grondahl takohet me Kurtin, e fton për vizitë në Norvegji

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:37
Jens Erik Grondahl dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Ambasadori Grondahl e uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe e përgëzoi për përbërjen e kabinetit të ri, posaçërisht për numrin e grave të emëruara. Tutje, ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi se qytetarët kanë nevojë për punësim e drejtësi, vendi ynë ka nevojë për demokraci e progres, dhe se këto janë prioritetet e Qeverisë. Të dy u pajtuan se Norvegjia si partner i Kosovës mund të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fund të takimit, Ambasadori ftoi Kryeministrin Kurti për një vizitë zyrtare në institucionet e shtetit norvegjez dhe u dakorduan që ajo të realizohet në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat