Kërcënon Vuçiq: "Nëse ka rrezik serioz për serbët në Kosovë do të reagojmë! - Nuk shoh se njohja e Kosovës sjell stabilitet

Aktuale

Kërcënon Vuçiq: "Nëse ka rrezik serioz për serbët në Kosovë do të reagojmë! - Nuk shoh se njohja e Kosovës sjell stabilitet

Nga: Fatmir Beka Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:24
Aleksander Vuçiq

“Nëse dikush mendon se stabilitetit në Ballkan ndërtohet ashtu që serbët të poshtërohen – kjo nuk është e mundshme. Nuk është hera e parë as e fundit që shqiptarët janë ata që bëjnë çdo gjë. Nëse ka rrezik për popullin serb në Kosovë, ne do të reagojmë..nuk ka nevojë të vazhdojë si?, e dinë serbët e Kosovës gjithçka” tha Vuçiq duke komentuar edhe ndarjen e tokës për bazën e FSK-së.

Ditë më parë u njoftua se FSK do të ndërtojë një bazë të madhe ushtarake në kodrën prej nga mund të shihen komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ndërsa Mitrovica ka dhënë pëlqimin për ndarjen e kësaj toke.

Vuçiq i pyetur të komentojë presionin nga Evropa që Serbia të njoh Kosovën e pavarur tha:

"Nëse dikush mendon të ndërtoj stabilitetin në Ballkan me poshtërimin e serbëve- kjo nuk është e mundshme. Nuk shoh se njohja e Kosovës sjell stabilitet”.

Këto deklarata presidenti i Serbisë Vuçiq i bëri duke vizituar vend-punishtet e ndërtimit të autostradës E-763 në pjesën Preljina - Pozhega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat