Blerim Latifi: LDK po lufton për dinjitetin e saj

Aktuale

Blerim Latifi: LDK po lufton për dinjitetin e saj

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:48
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se kryeministri Albin Kurti është ai që duhet të sigirojë votat për zgjrdhjen e presidentit.

“Nga sonte e tutje gjithçka varet nga kryeministri. Është përgjegjësi totale dhe e plotë e tij me i siguruar votat. Nuk t’i siguron votat askush. Ti ki interes me zgjedh presidentin. Ti ki interes se je kryeministër me vazhduar pushtetin. Po supozojmë se je i interesuar me qeverisë”, thotë Latifi.

“Kerkush s’ia bën Kurtit edhe dy vota. A s’ia bën Lumiri. Është non-sens me i kërku Lumirit”, theksoi ai.

“LDK ka treguar maksimumin e konstruktivitetit. Nëse sot LDK’ja do të votonin kish dalë në pozitë të palakmueshme sepse është parti opozitare”, thotë Latifi.

“LDK po lufton për dinjitetin e saj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat