Gjoshi: Qeveria dhe presidenca e absurditeteve

Aktuale

Gjoshi: Qeveria dhe presidenca e absurditeteve

Nga: D.RR Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:22
Betim Gjoshi

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, në një postim në Facebook ka kritikuar qeverinë e re për masat e saj ndaj COVID-19.

Gjoshi e quan qeveri dhe presidencë të absurditeteve, teksa thotë se logjika e tyre ka vendosur ta mbyllë vendin.

"Albini, Vjosa, Glauku, nuk kanë pse të shqetësohen për mbylljen e vendit. Ata paguhen nga shteti me paga të majme dhe punë e madhe nëse punëtorët nuk do të marrin as sa rroga minimale", ka shkruar ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

QEVERIA DHE PRESIDENCA E ABSURDITETEVE

Nëse SOT tubohen me qindra persona, virusi COVID19 nuk do të përhapet. Por, nëse NESËR tubohen 11 persona në një dasëm, virusi COVID19 do të përhapet rrufeshëm.

Kjo është logjika e njerëzve të kësaj qeverie, të cilët kanë vendosur që nga nesër t'i mbyllin bizneset në vendin tonë.

Pa pikë turpi e dhembje për këto biznese që mbajnë familje, SOT, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë, u shfaqën në mesin e qindra personave në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes së Pazareve.

Albini, Vjosa, Glauku, nuk kanë pse të shqetësohen për mbylljen e vendit. Ata paguhen nga shteti me paga të majme dhe punë e madhe nëse punëtorët nuk do të marrin as sa rroga minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat