Masat antiCovid, Policia e Kosovës fillon kontrollet në terren

Aktuale

Masat antiCovid, Policia e Kosovës fillon kontrollet në terren

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga sot ka filluar aplikimi i masave të reja të vendosura nga qeveria e Kosovës, ku është kufizuar orari I lëvizjes për qytetarët dhe bizneset.

Për këtë shkak policia e Kosovës ka shpeshtuar lëvizjet në terren duke mbikqyrë situatën në qytete të ndryshme.

Përmes një komunikate për medie policia ka njoftuar se është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar  planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Planifikimet operacionale kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin dhe parandalimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat e këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë.

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart.

Bashkëngjitur keni fotografitë gjatë realizimit të detyrave policore në terren nga të gjitha drejtoritë rajonale policore.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat