Krenar Shala jep propozim që të mbyllen kufijtë

Aktuale

Krenar Shala jep propozim që të mbyllen kufijtë

Nga: D.RR Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:58
Krenar Shala

Analisti poltiik, Krenar Shala ka thënë se duhet shqyrtuar mundësia e mbylljes së kufijve të vendit, bashkë me mbylljen e brendshme që ka filluar.

Ai thotë se Kosova nuk ka nevojë të stimulojë ekonominë e shteteve të rajonit, pasi shumë qytetarë të vendit po shkojnë në vikende në shtete tjera, e kësisoj dëmtohet ekonomia jonë.

Sipas tij, paraja e qytetarëve duhet të qarkullojë vetëm brenda vendit në këtë krizë.

Postimi i plotë:

Qeveria duhet me e shqyrtu mundësinë e mbylljes së kufijve paralelisht me mbylljen e brendshme që ka fillu sot. Mbajtja e kufijve hapur nuk i kontribuon ekonomisë, tu e ditë që gjatë fundjavës, plot njerzë kanë me ja msu vendeve të rajonit. Nuk ka kuptim Kosova me i stimulu ekonomitë e rajonit, ndërkohë që osht tu e dëmtu ekononinë e saj për shkak të masave anti-COVID. Mbyllja e brendshme osht dashtë paralelisht me u shoqëru edhe me mbylljen e jashtme. Në këtë kohë të vështirë ekonomike, të paktën mjetet financiare të qytetarëve do të duhej, sa më shumë që është e mundur, të qarkullonin brenda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat