Kurti: Asnjë dritë e gjelbër për sigurimin e vaksinës

Aktuale

Kurti: Asnjë dritë e gjelbër për sigurimin e vaksinës

Nga: N.Sh. Më: 12 prill 2021 Në ora: 12:17
Pfizer

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti thotë se nuk ka asnjë ditë të gjelbër për sigurimin e vaksinës në Kosovë.

Ai përmes një postimi në facebook, tregon se ka komunikuar me prodhuesit e vaksinës kundër covidit. Biontech-Pfizer.

Sipas tij, derisa qeveritë e Kosovës kanë fjetur në gjumë, shtetet e fuqishme veç i kanë rezervuar kontigjentet e vaksinave për muajt dhe vitet në vazhdim.

“Pandemia është ulur këmbëkryq në Kosovë e përtej propagandës dhe mbylljeve të paefektshme nuk ka ende asnjë publikim apo transparencë mbi komunikimin apo negociatat e qeverisë së Kosovës me prodhuesit e vaksinës kundër Covid-19”, shkruan Kurti.

Reagimi i plotë:

PANDEMIA KËMBËKRYQ NË KOSOVË-  ASNJË DRITË E GJELBËR PËR SIGURIMIN E VAKSINËS.

Unë si qytetar i Kosovës pa pushtet, i kam shkruar prodhuesit tê Vaksinës kundër Covid, Biontech-Pfizer, një prej vaksinave më të efektshme deri tani.

Prej kompanisë kam marrë përgjigje të menjëhershme por porositë e vaksinave funksionojnë dhe koordinohen tashmë vetëm në nivel shtetëror (shtetet e fuqishme).

Teksa qeveritë e Kosovës kanë fjetur gjumë, shtetet e fuqishme veç i kanë rezervuar kontigjentet e vaksinave për muajt dhe vitet në vazhdim.

Përveç fjalëve të mëdha e pompoze ende deri më tani nga qeveria aktuale nuk kemi parë asnjë nismë apo veprim konkret në lidhje me sigurimin e vaksinave të sigurta nga prodhuesit.

Pandemia është ulur këmbëkryq në Kosovë e përtej propagandës dhe mbylljeve të paefektshme nuk ka ende asnjë publikim apo transparencë mbi komunikimin apo negociatat e qeverisë së Kosovës me prodhuesit e vaksinës kundër Covid-19.

Prioriteti i çdo qeverie, aq më tepër shtetet me numër të vogël banorësh si Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë sigurimin e vaksinës dhe tutelimin e shëndetit dhe jetës së popullatës.

Ende po ngihemi me fjalë boshe dhe premtime por nëse qeveria nuk din se si të negociojë me kompanitë e mëdha prodhuese po ua mësoj unë rrugën se si, edhe pse unë personalisht nuk mund ta shtyj komunikimin më tutje pasi nuk përfaqësoj një funksion shtetëror të Kosovës, por jam veç i pajisur me dije, ekspertizë dhe dashuri të pakushtëzuar për Kosovën e Kombin tim.

Më poshtë po ju bashkangjis komunikimin dhe përgjigjen e kompanisë Biontech-Pfizer shqip dhe gjermanisht.

I nderuari Prof. Kurti,

ne jemi të lumtur ti përgjigjemi kërkesës tuaj në lidhje me prosinë e vaksinës COVID-19 me bazë mARN.

Për shkak të situatës aktuale të pandemisë, shpërndarja e vaksinës është e koordinuar në nivelin shtetëror.

Për momentin nuk ka asnjë mënyrë për të porositur vaksinën direkt nga prodhuesi.

Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni partnerin tonë global Pfizer. Detajet përkatëse të kontaktit dhe kanalet e kontaktit mund të gjenden në: https://www.pfizer.com/contact.

Ju urojmë të gjitha të mirat - qëndroni të shëndetshëm. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni [email protected] me numrin tuaj të biletës # 27048.

Me respekt,

Ekipi juaj BioNTech

PANDEMIA KËMBËKRYQ NË KOSOVË- ASNJË DRITË E GJELBËR PËR SIGURIMIN E VAKSINËS. Unë si qytetar i Kosovës pa pushtet, i...

Posted by Faton Kurti on E hënë, 12 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat